Kosherja Dixhitale
Bletët janë padiskutim krijesa me më shumë impakt në ekosistemin e planetit tonë. Përpos benefiteve të cilat i japin natyrës ato na dhurojnë dhe një produkt shumë të shijshëm, të dashur dhe me veti të jashtë zakonshme ushqimore dhe kurative siç është mjalti.
Për qindra vite njerëzimi ka arritur të kultivojë bletarinë duke berë të mundur prodhimin masiv të mjaltit si dhe ta sjellë atë në tryezat tona. Bletarët janë njerëz të cilët me mundin dhe sakrificën e tyre arrijnë të zhvillojnë ketë sipërmarrje kaq fisnike.
Çdo ditë në punën e tyre ata kanë veshtirësi të jashtëzakonshme për shkak të fenomeneve të tilla si :
- vjedhjet, nga njeriu apo nga kafshët
- ikjet nga kosherja të bletëve ( rroitja )
- vjelja me vonesë
Një sfidë tjetër është ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike të cilat janë të paparashikueshme dhe i bejnë bletët të përjetojnë stres, i cili shkakton vdekjen e tyre.
Future Block dëshiron ti vijë ne ndihmë atyre duke i sjellë teknologjinë më të avancuar për kujdesin dhe zhvillimin e bletarisë, për ta dixhitalizuar atë si proces, për ti lehtësuar punën bletarëve dhe për ti maksimizuar prodhimin pa humbur asgjë nga origjinaliteti dhe kënaqësia që ky process ofron.
Për këte ne kemi krijuar Kosheren Dixhitale e cila do t’i sherbejë bletarit për të parë në kohe reale të dhënat jetësore të koshereve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi i njerëzve apo kafshëve grabitqare.
Problemet që hasin Bletarët
- Vjedhjet nga njeriu apo nga kafshët
- Ikjet nga kosherja të bleteve ( rroitja )
- Vjelja me vonesë

Benefitet e Kosheres Dixhitale
- Maksimizimi I prodhimit
- Informacione në kohë reale mbi gjendjen e kosheres dhe bletëve
- Mbrojtje nga abuzimi I njerëzve apo kafshëve grabitqare






