

Raporton në kohe reale të dhënat për përdoruesin
Paneli i administrimit do të jetë një mjet i personalizuar ku çdo bletar do të ketë llogarinë e tij në të cilën do ti shfaqen parametrat dhe të dhënat që ne gjenerojmë nga parku i tij i bleteve. Çdo koshere do të ketë informacion unik që do përditesohet në
kohe reale.
- Kur parametrat jetesorë bien nën nivelin optimal
- Kur kolonia e bletës fillon rroitjen / largimin nga kosherja
- Kur pesha e kosheres bie në menyrë të menjehërshme
Në panel bletari do ketë mundësi që të arkivojë informacionin në menyrë automatike dhe në këtë mënyrë ai do të ketë një historik
jetësor per secilën koshere.
Nepermjet Koshere.al do te ofrojme një hapësirë informimiedukimi , dhe blerje produktesh që janë të domosdoshme për punën e përditshme te bletarit.
Ne synojmë gjithashtu të krijojmë hapësirën e duhur virtuale për të mbledhur komunitetin e bletareve në Shqipëri.

